Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, e ka komentuar letrën e ministres së Jashtme Haradinaj Stublla, drejtuar ambasadorëve të Kuintit, lidhur me kërcënimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ajo tha se Daciq kërcënoi publikisht serbët që dëshirojnë të tregojnë për varret masive të shqiptarëve, pastaj Vulin ofendon shqiptarët në komunikata zyrtare dhe komuniteti ndërkombëtar po heshtë.
“Fillimisht ministri i Jashtëm i Serbisë, publikisht kërcënon serbët që shprehin gatishmëri të shpërndajnë informacione lidhur me lokacionin e varreve masive në Serbi.
Pastaj, ministri i Mbrojtës së Serbisë përdorë gjuhë denigruese kundrejt shqiptarëve në një komunikatë zyrtare.
Më shumë se 1000 shqiptarë aktualisht janë të pagjetur në luftën që përfundoi në vitin ’99.
Heshtja e komunitetit ndërkombëtar është shurdhuese”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.