×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 të vdekur dhe 149 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 16:51

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar për 149 raste të reja me koronavirus nga 963 testime të kryera në 24 orët e fundit.


    Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 104, Shkodër, Fier nga 6 raste, Krujë, Korçë nga 5 raste etj.

    Betejën me COVID-19 e kanë humbur 4 persona: një 73-vjeçar nga Durrësi, një 77-vjeçar nga Shkodra, dhe dy qytetarë nga Tirana: një 65-vjeçar dhe një-74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

    Në 24 orët e fundit, 139 qytetarë janë shëruar duke e çuar totalin në 8.675 që prej fillimit të epidemisë.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

    Ndryshe, që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 14.266 raste, prej tyre 8.675 janë shëruar, 5.195 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 396 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!