Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shqiptarët po mashtrohen nëse presin që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, pasi Serbia nuk do t’u japë shqiptarëve atë që duan.
Mediat në Serbi shkruajnë se Vuçiq ka thënë se shqiptarët vazhdojnë të fyejnë Serbinë dhe Beogradin, transmeton Express.
“E rëndësishme është që shqiptarët të dinë, dhe unë ua përsërita atyre në Washington para përfaqësuesve amerikanë, por edhe para zyrtarëve më të lartë të BE-së dhe negociatorëve, që nuk ka asnjë çekan me të cilin dikush do të na godasë në kokë për t’i dhënë atyre atë që duan. Ata fyejnë Serbinë dhe Beogradin çdo ditë dhe sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë”, tha Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.