×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohen për të tetën herë në Kushtetuese dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 10:09

    Për të tetën herë Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dosjet rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.


    Drejtori i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta tha se me refuzimin e kërkesave të tyre, gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje.

    Edhe përkundër refuzimit, Bejta theksoi se do të këmbëngulin në kërkesat e tyre deri atëherë kur edhe do të kompensohen dëmet e luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!