×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë i urohet shërim presidentit Trump, këshilltari i Pacollit i vendos billbordin afër aeroportit

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 11:22

    Këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, Naim Murseli për të nderuar presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe popullin amerikan, ka vendosur që të paguaj një billbord në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku i uron shërim të shpejt atij.


    Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në Twitter, ku shkruan po ashtu se ka përdoruar kursimet e tij për të vendosur këtë billbord.

    “Kursimet e mia i përdora për të paguar “billbordin” më të shtrenjtë dhe më të madh në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të nderuar presidentin, Donald Trump dhe popullin amerikan. Populli i Kosovës i uron Presidentit shëndet dhe shërim të shpejt. Zoti i bekoftë shtetet tona”, shkruan Murseli.

    “Shërim të shpejt President. Jeni në mendjet tona”, shkruan në këtë billord.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!