Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kujtuar një vjetorin e e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku kjo parti doli e para.
Sipas Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët votuan për ndryshimet rrënjësore që i duhen vendit dhe ndëshkuan politikat e gabuara dhe politikanët e korruptuar.
Kjo parti konsideron se tani vullneti i popullit është përdhosur, derisa paralajmërojnë kthim në pushtet, shkruan Reporteri.
Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë se sipas një sondazhi të fundit që do të publikohet së shpejti, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbështetje mbi 50 përqind.
Haxhiu ka paralajmëruar se ky sondazh do të bëhet publik së shpejti. Ajo ka thënë se pikërisht kjo është arsyeja pse partitë tjera po u frikësohen zgjedhjeve.
“Në sondazhet e fundit ne kemi dalë me mbështetje mbi 50 përqind. Shumë shpejt do të dalë edhe sondazhi i fundit dhe kjo është arsyeja se pse ata iu frikësohen zgjedhjeve”, ka thënë ajo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.