Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin i është kundërpërgjigjur kërkesës së Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut për të mos caktuar atë sërish në postin e ministrit të Mbrojtjes shkaku i shprehjeve raciste që ai ka përdorur për shqiptarët.
Vulin ka thënë se kërkesa e Komitetit të Avokatëve për ta lënë atë jashtë kabinetit është një mesazh i ambasadave dhe ambasadorëve të cilët nuk duan të shohin një qeveri të re serbe, shkruan Danas.
“Është mirë ta shohësh se unë nuk kam ndryshuar përgjatë këtyre viteve në pushtet, ata asnjëherë nuk kanë dashur të më shohin në parlament, as në zyrën për Kosovën apo në qeveri. Largimi im do të ishte një dhuratë e mirë për Thaçin dhe ambasadorët. Është mëkat se si progresi i bërë në ushtri është i qartë, por për shkak të kësaj, tërheqja ime do të ishte edhe më e vlefshme”, ka thënë Vulin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.