×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 17:02

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se subvencionet në bujqësi janë rritur nga 24 milionë në 48.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka bërë të ditur se në takimin me vreshtarët dhe verëtarët e Rahovecit, kanë shpalosur prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i plotë i Hotit:

    Dyfishim i subvencioneve për bujqësi

    Sot, në takim me disa nga vreshtarët dhe verëtarët e komunës së Rahovecit, kemi shpalosur prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19, për dyfishimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe në disa fusha të tjera që ndikojnë në zhvillimin e këtyre sektorëve.

    Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi. Për vreshtat, subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për liter.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3714988901895770?__xts__%5B0%5D=68.ARDOD_hLll5T3KiANnhRY23YzQxIV1Zk5uPWzYAFaJXtsBVzutnlxPCRvJEBYg7-6vxmMsfv8RuHA0U4OFxeYTSFSPkXW8tdFuoHKBVQOhyhcN-6tUzMnZkngOCCin0tppIovvCQSsHJ_iNENAOSfRKCzLE1IqDFBIbvVz7EmecdnBFS7ei0XdQ3vCcYs_yMaX8n-4AFQBh0JeAoyC9ahxT0JaWnMH200fFfSL8a8G8KNvveuiTlZB7H9Z_ZNrnr93AsIcM7Tx7c85H69RXunOtLPtIIfqnNXtXi_n4-0lT2iRTGY6vic_O22KOCwzyKBB4J_ZRWONI0BWJL83OTN3J65w&__tn__=-R

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!