×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Isa Mustafa po punon ditë e natë për koalicion me PDK-në

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 18:12

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani me një gjuhë tepër të ashpër sot ka folur kundër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti nga e cila ajo u përjashtuar muaj më parë.


    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani i është përgjigjur Mustafës pasi ai gjatë ditës tha se ajo ka ndikuar që LDK t’i humb zgjedhjet.

    Ajo nuk ka kursyer fjalët e rënda për Mustafën të cilin e ka quajtur mashtues dhe bashkëpunëtor të bandave.

    Osmani madje ka thënë se Isa Mustafa është duke punuar natë e ditë që të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

    “Unë mund të kem bërë gabime në rrugën time politike, por asnjëherë me qëllimin që ta shkelë interesin qytetarë. Megjithatë, gabimi më i madh në jetën time është që i besova Isa Mustafës. Madje këtë gabim e bëra për herë të dytë, me shpresën se ai nuk do të kthehej përsëri tek idhujt e tij politik në PDK & Co. Ai, jo vetëm që e keqpërdori këtë besim por tani vazhdon me sulme banale e të pavërteta kundër meje pikërisht për ta arsyetuar koalicionin me PDK-në për të cilin ai po punon ditë e natë”, ka thënë ajo.

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1816965978465658

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!