×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Raporti i BE’së për Kosovën nxjerr në pah se i kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 18:48

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media me ambasadorin e Bashkimit Evropian Tomáš Szunyog, ka thënë se Raporti i BE’së për Kosovën nxjerr në pak se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.


    “Raporti tregon se është bërë progres. Arritja më e madhe e Kosovës në këtë proces është marrëveshja e stabilizim asociimit. Raporti me të drejtë nxjerr në pah se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave”, është shprehur Hoti.

    Tutje, ai e komentoi edhe aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë kur foli për luftën kundër korrupsionit.

    “Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete. Por, brenda vetëm katër muajve qeverisje është larguar nga qeverisja. Në javët e fundit, keni pa veprime të fuqishme të policisë që s’i kemi parë në dhjetë vitet e fundit. Rezultate të tilla nuk kemi parë që disa qeveri me radhë”, ka thënë Hoti.

    Ai gjithashtu tha se raporti tregon se në Kosovë respektohet të drejtat e njeriut dhe ka liri të mediave.

    “Të drejtat e njeriut po respektohen tërësisht. Gjithashtu raporti tregon se ka edhe liri të mediave”, shtoi Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!