×
  • Lajme
  • Lajme

    BE kundërshton shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë: Ndryshimet e kufijve destabilizojnë rajonin

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 13:04

    Bashkimi Evropian edhe njëherë ka dal kundër shkëmbimit të territorve si ide për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.


    I dërguar i BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi përmes një interviste në “Wiener Zeitung”, ka bërë të ditur se duhet gjendur një zgjidhje që është e përshtatshme për shekullin 21, transmeton Indeksonline.

    “Ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është evropiane dhe e përshtatshme për shekullin 21. Rajoni ka një të kaluar tragjike, me kufijtë e tërhequr përgjatë vijave etnike. Reagimet në rajon kanë qenë jashtëzakonisht negative dhe ne, që qëndrojmë për vlerat dhe zgjidhjet evropiane, nuk e mbështesim as këtë. Disa besojnë se do të ishte në rregull nëse të dy palët do të arrinin një marrëveshje në këtë mënyrë. Por çmimi do të ishte shumë i lartë. Ne duhet të garantojmë standardet evropiane dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit. Ndryshimet e kufijve do të kishin efektin e kundërt”, u shprehë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!