×
  • Lajme
  • Botë

    Irani regjistron rekord ditor të vdekjeve nga COVID-19

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 15:31

    Irani regjistroi 251 vdekje nga koronavirusi, që është numri më i lartë ditor i vdekjeve në vend deri më tani.


    Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Larry tha se 28.544 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë Iranin vendin më të goditur në rajon.

    Po ashtu janë konfirmuar edhe 3.822 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara në gjithë vendin në 500.075, kurse 4.509 pacientë janë në gjendje kritike.

    I infektuar me koronavirus është edhe drejtori i Zyrës për Energji Atomike, Ali Ekber Salihi. 71-vjeçari aktualisht po ndihet mirë dhe po kryen detyrën e tij nga shtëpia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!