×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapen shkollat në fshatin Kijevë dhe Damanek të komunës së Malishevës

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 18:34

    Komuna e Malishevës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se nesër do të hapen dy shkollat në Damanek dhe në Kijevë. Vendimi është marr në takimin e Task-Forcës komunale për arsim.


    “Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativ, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negativ”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

    Ata kanë thënë se sipas të dhënave zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 teste të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me covid-19 dhe të dy rastet janë izoluar.

    “Task-Forca komunale për arsim, pas shqyrtimit të situatës, ka vendosur të ri-hapen shkollat në Damanek dhe në Kijevë, pasi të dy rastet janë izoluar, ndërsa nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit, kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.

    Përndryshe, situata me covid-19 në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, ndërsa gjendja e përgjithshme është kjo: Nga 256 raste të regjistruara me covid-19, deri më sot janë shëruar 223 persona, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë 9 persona. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!