×
  • Lajme
  • Botë

    Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Greta Thunberg tregon hapur preferencën e saj

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 20:56

    Aktivistja e re mjedisore, Greta Thunberg së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka dhënë mbështetjen e saj hapur për kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden.


    Ajo tha se asnjëherë nuk është përfshirë në partitë politike, por zgjedhjet e ardhshme amerikane janë shumë të rëndësishme.

    “Sidoqoftë, dua të them, ju e dini! Organizohuni dhe bindni të gjithë të votojnë për Bidenin”- shkruan ajo.

    Greta u bë e njohur në të gjithë botën pasi filloi një grevë urie kundër ndryshimit të klimës në vitin 2018, e cila gjë dërgoi në krijimin e një lëvizje globale Friday, for Future.

    Ndryshe, pasi revista Times e shpalli “Person i Vitit” në vitin 2019, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tall me Thunbergun, duke shkruar se ajo duhet të punonte për problemet e saj të kontrollit të zemërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!