×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj i përgjigjet Rexhep Selimit: Deputetët s’janë bagëti me i rujtë

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 8:06

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i është përgjigjur homologut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili mbrëmë tha se “AAK-ja bën mirë t’i ruaj ata deputetë që i ka e mos të kërkojë të tjerë”.


    Haradinaj pa ia përmendur emrin Selimit, ka shkruar se Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejt do të rritet.

    “Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thua ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Selimi i VV-së ka thënë se nuk ka asnjë arsye që një deputet i partisë së tij apo dikush me ju bashkuar AAK-së, ndërsa ka pyetur se cila është perspektiva me ju bashku AAK-së?. /Reporteri.net/.

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!