×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Pejë personi i kërkuar për grabitje, dërgohet në burgun e Dubravës

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 10:21

    Një person i kërkuar për veprën penale “grabitje”, është arrestuar mbrëmë në Pejë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur se i dyshuari kishte tentuar të ikte, por që pas ndjekjes nga zyrtarët policorë ëshë kapur dhe arrestuar, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu Policia njofton se i dyshuari nuk kishte dokumente identifikimi.

    I njëjti është dërguar në burgun e Dubravës për të vuajtur dënimin.

    Njoftimi i Policisë:

    Policia e Kosovës – Njësia për Reagim tё Shpejtё-Pejё (NJRSH), me datën
    12.10.2020 rreth orës 21:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘grabitje’.

    Njësiti për Reagim tё Shpejtё (NJRSH), nё rrugën ‘Nexhip Basha’ nё Pejё, ka
    ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin. I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar.

    Pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti ka një urdhërarrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej katёr (4) vitesh për shkak të veprës penale, ‘grabitje’. I dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës nё vuajtje të dënimit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!