×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti ndan rreth 10 mijë euro për larjen e automjeteve zyrtare

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 10:58

    Zyra e Kryeministrit ka ndarë rreth 10 mijë euro për larjen e automjeteve zyrtare.


    Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, është bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 12 muaj.

    Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë kohë që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 22 tetor në ora 14:00.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin i te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!