×
  • Lajme
  • Lajme

    Vala e dytë po afron, rriten rastet në Kosovë: 1 i vdekur, 98 të infektuar

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 15:03

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka humbur jetën edhe një pacient si pasojë e coronavirusit, ndërsa janë konfirmuar edhe 98 raste të reja pozitive.


    Po ashtu në raportin e IKSHPK-së bëhet e ditur se janë shëruar edhe 37 pacientë që ishin të infektuar, shkruan Reporteri.net.

    Epidemiologët vendorë kanë paralajmëruar rrezikun e një vale të dytë, pasi që vendet evropiane tashmë po përballen me rritjen e rasteve të reja.

    Si pasojë e kësaj, shumë nga shtetet e Evropës kanë shtrënguar masat kufizuese kundër COVID-19.

    Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    37 TË SHËRUAR DHE 98 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë).

    Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën! /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!