Papunësia e madhe, veçmas e të rinjve vazhdon të jetë një nga problemet kyçe të vendin tonë. Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexha ka prezantuar sot një histori të rrallë të një njeriu i cili është me aftësi të kufizuara, por në realitet i ka tri diploma universitare. Fatkeqësisht Betim Bregovina është i papunë.
Rexha ka thënë se i riu Betim Bregovina ndonëse është i verbër, i ka tri diploma. Por sipas tij, Bregovina është i papunë.
Rexha ka theksuar se i riu edhe pse i lodhur nga trajtimi i shoqërisë nuk e ka humbur besimin, optimizmin e forcën.
“Ky zotëri është Betim Bregovina. Eshte person me aftesi te kufizuara – nuk sheh! Por ai i ka dy diploma baçellor, nje ne psikologji e nje ne pedagogji, si dhe nje master ne psikologji dhe se shpejti edhe nje master ne pedagogji. Por ai, sikurse edhe kolegët e koleget e tij nga Shoqata e Pavarur e te Verberve – eshte i PAPUNE tash disa vjet.”, ka shkruar Rexha në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.