×
  • Lajme
  • Lajme

    Për pak sa nuk e goditi me veturë, polici kthehet edhe ia tregon gishtin e mesëm qytetarit

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 8:16

    Një qytetar nga Prishtina që po lëvizte me biçikletë për pak se nuk e pësoi shumë keq nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili gati sa nuk e goditi me veturë në qendër të Prishtinës. Për më tepër, zyrtari policor nuk doli as për ta pyetur qytetarin se a ishte mirë apo t’i kërkonte falje. Në vend të kësaj, ai ia tregoi atij gishtin e mesëm.


    Po mos t’i shpëtonte për pak aksidentit, një qytetar nga Prishtina do ta pësonte shumë keq nga një zyrtar i Policisë së Kosovës i cili po lëvizte me veturë afër objektit të ish-Rilindjes.

    B.B, zyrtar i Policisë së Kosovës për pak sa nuk e goditi sot me veturë një qytetar nga Prishtina që po lëvizte me biçikletë, shkruan lajmi.net.

    Madje, kur qytetari iu afrua tek dritarja e veturës, B.B bëri edhe një gjest të pahijshëm. Ai ia nxori gishtin e mesëm atij, duke ia lënë të kuptohet se as nuk i intereson për atë që ndodhi dhe duke mos shfaqur konsideratë për ndonjë tronditje të mundshme të personit që po lëvizte me biçikletë.

    Gjithë këtë ngjarje, qytetari e ka incizuar me telefon, dhe më pas ia ka dërguar në redaksi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!