×
  • Lajme
  • Lajme

    8 pacientë me coronavirus në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 9:21

    Në raportin e përditshëm që publikon Spitali i Përgjithshëm i Pejës bëhet e ditur se gjatë 24 orëve te fundit në këtë spital janë trajtuar me Covid-19 20 pacientë e prej tyre 13 janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.


    Ndërkohë bëhet e ditur se janë kryer 18 operacioneve, e janë kryer 6 lindje. 5 prej tyre kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

    260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    255 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,697 analiza.

    151 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 rëntgen, 37 EHO dhe 16 CT-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!