×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Nëna i dërgoi në stacion dy vëllezërit kosovarë që i mbyti treni në Gjermani

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 12:38

    Dy vëllezërit nga Deçani, Hasan (17) dhe Blerian Arifaj (13) kanë humbur jetën dje në Gjermani pasi u goditën nga treni. Ngjarja tragjike ka ndodhur në stacionin hekurudhor, në Bruckberg.


    “BILD”-i ka dhënë detaje për tragjedinë, duke njoftuar se deri në stacion dy djemtë e ndjerë janë dërguar nga e ëma e tyre. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina.

    Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut, goditi Blerianin dhe Hasanin. Drejtuesi i trenit ka tentuar të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë.

    Goditja e trenit ishte shumë e rëndë dhe dy djemtë nga Deçani kanë humbur jetën në vendngjarje.

    Hasani e Bleriani ishin paksa me vonesë dhe donin të zinin trenin që po shkonte në Landshut, në drejtim të Mynihut.

    “BILD”-i raporton se gjendja e familjarëve është e rëndë nga ajo çfarë kanë përjetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!