×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i thotë Lajçakut: Të mbyllet dialogu me njohje reciproke

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 10:28

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti sot në mëngjes në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.


    LDK njofton se në këtë takim u diskutua për procesin e dialogut Kosovë -Serbi, ku thotë se Mustafa ka shprehur qëndrimin e LDK-së lidhur me rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellë.

    “Kryetari Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellë. Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshjeje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2610869759224284?__xts__%5B0%5D=68.ARDXP9hcE_7UJbrchAfTqnF6SZTtVD5SlojeQO3b8v2u0CwGBJljqckbgpfGbs98Xb_JRG00zPy7P6j_UHeRpsRKnpscSkgcEGBkM3LY9efzuw1Gpt4m97wGVAeT9wKe0S0YogyOTh-B0O_SB5QMLUxua9DGpAAkUizv3HRSFFSC4fSTEaE8PPmpO_a6n1t0n_QeB0MMH7xOH9w_slBnQEy2eMuQeTrNCEo2Ygcm1imqDwKdjCOmB5PcSgzfK-qoPANboIeOUV3aktNylhbk28W6HTZZpWZ6rIJz6wOUnMlOeXc74sl0wGOaBcNFvoRloU0c6n9V0KkyIwzrCeywSNWwj3bV&__tn__=-R

    Ndryshe, Lajçak është takuar dje edhe me liderët e partive të tjera në vend, si dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!