×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje rreth vdekjes së 39-vjeçarit që e zuri lisi

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 10:30

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në komunën e Kamenicës. Një 39-vjeçar atje e ka zënë lisi derisa ishte duke prerë dru në pyll.


    Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Sipas Policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.

    “Fshati Lisock, Kamenicë, 14.10.2020-15:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!