Ka shkuar në 40 milion numri i të infektuarve me coronavirus, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave në Worldometer, të infektuar me coronavirus rezultojnë të jenë zyrtarisht 40,016,093 persona.
Prej këtij totali, 1.1 milionë persona nuk e kanë fituar betejën për jetën, ndërsa 29,9 milionë persona janë shëruar.
Vendi më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numërohen 8.3 milion të infektuar dhe 224,283 raste fatale. Ndërsa, në vendin e dytë vjen India me rreth 7,5 milion të infektuar dhe 114,064 viktima.
I treti në radhë është Brazili me 5.2 milion të infektuar dhe 153,690 raste fatale.
Ndërkohë, rastet ditore po vijojnë të rriten ndjeshëm në Evropë ndërsa kontinenti i vjetër përballet me valën e dytë të coronavirusit dhe një pjesë e mirë e vendeve kanë prezantuar rregulla të reja anti-Covid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.