Ballkani edhe sot e dëshmoi se është një nga kandidatët kryesor për ta fituar kampionatin
Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi fitoi 2-0 kundër Dritës dhe tani prinë në tabelë me 19 pikë, 8 më shumë se përcjellësi i parë, Prishtina, shkruan Reporteri.net
Munishi në këtë ndeshje u përjashtua me karton të kuq nga Genc Nuza dhe pjesën më të madhe të takimit e kaloi në tribuna.
Aty trajneri karizmatik ndezi një puro dhe shikonte skuadrën e tij duke e djegur kampionen aktuale, Dritën.
“Bosi nuk e ka gjithmonë mirë, por është gjithmonë bos,” ka shkruar Munishi në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.