Nuk ka letër të re për kërkesën e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës për të marrë pjesë për pjesën përfundimtare të dialogut të Brukselit, ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit kombëtar të shqiptarëve.
Ragmi Mustafa në një deklaratë për një medie lokale konfirmon se kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, deputet popullor dhe Fatmir Hasani e ai, nuk u kanë shkruar përsëri letër Mogherinit e Thaçit, por se mediet beogradase e kanë publikuar letrën e 9 janarit.
Mustafa këtë e ka karakterizuar si “ngritje me qëllim e tensioneve në kohë kritike para marrjes së vendimeve të mëdha”.
Të përkujtojmë, lajmin të enjten e ka botuar agjencia FoNet, të cilën e kanë marrë disa medie serbe, ndër të cilat edhe gazeta “Danas”, prej ku e kemi marrë edhe ne, ndërsa është botuar edhe në ndonjë medie tjetër në Kosovë