Një shtetas i huaj është arrestuar pasi dyshohet se ka të bëjë me djegien e xhamisë në fshatin Mugare të Lipjanit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
“Fshati Magure, Lipjan 21.10.2020 – 09:05. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarri xhamia e fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve intervenuar për ta shuar zjarrin. Lidhur me rastin, është arrestuar një mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në këtë xhami siç raportoi edhe dje Reporteri.net kanë jetuar disa migrantë.
Fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person si pasojë e djegies së objektit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.