×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet xhamia e vjetër e Magures, strehoheshin migrantë sirianë

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 11:42

    Është djegur xhamia e vjetër e fshatit Magure të komunës së Lipjanit.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Diamant Bytyqi, zëdhënës i komunës së Lipjanit.

    “Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë shumë i vjetër. Pasi është ndërtuar xhamia e re, ajo ka mbetur ashtu”, ka thënë Bytyqi.

    Ai ka thënë se aty kanë qëndruar migrantë, por se nuk është lënduar asnjë person.

    Kurse kryetari i fshatit Milaim Metaj, ka thënë se objekti ka qenë i pashfrytëzuar.

    “Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë i vjetër i ndërtuar në vitin 1888. Ka qenë i pashfrytëzuar nga fshatarët. Ne e kemi ndërtuar xhaminë e re. Këtu kanë qenë duke banuar migrantët nga Siria. Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!