×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kandidatët, PD tregon se pse u larguan nga lista disa emra të njohur të partisë

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 8:19

    Partia Demokratike ka bërë publike vendimet e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.


    Përmes një njoftimi për mediat, PD bën me dije emrat e kandidatëve që janë konfirmuar për të qenë pjesë e listës si dhe emrat të cilëve u shtyhet aprovimi, ku mes të tjerëve gjenden dhe emrat e ish-deputetëve Ervin Salianji dhe Tritan Shehu.

    “Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë”, thuhet në njoftim.

    Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

    Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

    Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

    Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

    A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.
    B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.
    Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

    Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

    Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
    AGRON SHEHAJ
    ALBANA VOKSHI
    ALDO BUMÇI
    ALFRED RUSHAJ
    ARBEN RISTANI
    BARDH SPAHIA
    BELIND KËLLIÇI
    ÇLIRIM GJATA
    DHURATA ÇUPI
    ENKELEJD ALIBEAJ
    ENNO BOZDO
    ERVIN MINAROLLI
    FATBARDH KADILLI
    FLAMUR NOKA
    FLORJON MIMA
    GENC POLLO
    GENT STRAZIMIRI
    GRIDA DUMA
    ISUF ÇELA
    INA ZHUPA
    IVI KASO
    JORIDA TABAKU
    KRESHNIK ÇOLLAKU
    LUÇIANO BOÇI
    OERD BYLYKBASHI
    ORJOLA PAMPURI
    TOMORR ALIZOTI

    Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

    ANDON FRROKAJ
    ARBEN KASHAHU
    ENDRI HASA
    ERVIN SALIANJI
    FATBARDHA KADIU
    IZMIRA ULQINAKU
    LINDITA METALIAJ
    LORENC LUKA
    LUAN BACI
    NADIRE MEÇORAPAJ
    ROMEO GURAKUQI
    TRITAN SHEHU
    XHEMAL GJUNKSHI

    Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!