Presidenti serb Aleksandar Vuçiq për herë të parë ka pranuar se ideja për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë ka vdekur, transmeton Reporteri.net.
Vuçiq gjatë ditës së sotme shprehu keqardhje që ideja e tij për vendosjen përfundimtare të një kufiri kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëve dështoi.
Siç tha ai, ideja dështoi sepse njerëzit në Serbi mendonin ndryshe dhe kjo sipas tij do t’i kushtojë vendit në tri dekadat e ardhshme.
“Idetë e mia kanë dështuar. Kjo do t’i kushtojë vendin tonë, për 20-30 vjet. Nuk isha mjaft bindës, nuk arrita të shpjegoj situatën reale, sot emocionet janë realiteti më i rëndësishëm”, tha Vuçiq.
Ai tha se të gjithë ata që tashmë e kishin njohur Kosovën e pavarur kundërshtuan këtë ide dhe se aty ishte edhe një pjesë e publikut të brendshëm, të atyre që siç tha ai morën pjesë në krijimin e një Kosove të pavarur.
Vuçiq njoftoi se më 8 maj do të takohet me zëvendëskryeministrin e Italisë, Mateo Salvinin, me të cilin do të diskutojë gjithashtu për çështjen e Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.