×
  • Sport
  • Sport

    Hamilton triumfon në Portugali dhe parakalon legjendën Shumacher

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 19:37

    Lewis Hamilton bën një tjetër hap në historinë e Formula 1.


    Me fitoren në Çmimin e Madh të Portugalisë, ai për të 92-ën herë në pjesën më të lartë të podiumit, duke lënë pas Michael Schumacher në krye të renditjes së fituesve të të gjitha kohërave.

    Në Portimao, anglezi e Mercedesit mposhti konkurrencën e shokut të tij të skuadrës, Bottas (i 2-ti), pas vështirësive të xhiros së parë, me Sainz që çuditërisht mori kryesimin. Vendi i tretë për Red Bullin e Verstappen, ndërsa Ferrari dha sinjale të shkëlqyera me Leclerc të katërtin dhe Vettel në vendin e 10-të.

    Një sukses i ndërtuar me dinakëri në provat kualifikuese, zgjedhjen e strategjisë së duhur dhe më në garë, me qetësinë e më të fortëve. Hamilton rrëshqiti i treti pas xhiros së parë, për shkak të një shiu të lehtë që sugjeronte kujdes, por me qetësi dhe durim e mori veten shumë shpejt, për të parakaluar Bottasin dhe shkuar drejt finishit me një vozitje triumfale. Për momentin ky Hamilton nuk ka dobësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!