Atentat ndaj një shtetasi shqiptar në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Massaia.
Shënjestër e atentatit ka qenë një shqiptar 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë.
Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë.
Shqiptari kishte rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, i cili kishte dëgjuar krismën dhe kishte zbritur në rrugë.
Ai u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni që ka zgjatur rreth 5 orë.
Sipas mediave lokale, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ende nuk dihet emri i shqiptarit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.