×
  • Sport
  • Sport

    U shpall lojtari i ndeshjes, Berisha ia dedikon fitoren liderit të Çeçenisë

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 21:06

    Bernard Berisha sot shkëlqeu në fitoren e Akhmat Groznyt


    Akhmat e mposhti 3-1 Ufan në kuadër të javës së 12-të të kampionatit rus, në një ndeshje ku ylli kosovar shënoi dy gola dhe dhuroi një asist, shkruan Reporteri.net

    Djaloshi nga Peja tani ka reaguar në Facebook pas fitores së sotme të cilën ia ka dedikuar liderit të Çeçenisë dhe presidentit të klubit.

    “Ja dedikojmë këtë fitore sot kundër Ufa, liderit të Republikës Çeçenisë, presidentit të nderuar të klubit, Ramzan Akhmadovich Kadyrov,” ka shkruar Berisha në Facebook.

    Ndryshe, Berisha këtë edicion ka shënuar 4 gola në kampionatin e Rusisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!