×
  • Sport
  • Sport

    Depay shënon për Lyonin, golin ia dedikon Van Dijkut

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 21:30

    Memphis Depay ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen kundër Monacos


    Sulmuesi holandez i dha epërsinë Lyonit në ndeshjen kundër Monacos pas vetëm 14 minutave lojë, shkruan Reporteri.net

    Depay golin e shënuar ia dedikoi bashkëkombasit të tij Virgil van Dijkut, i cili së fundi ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

    “Virgil, qëndro i fortë vëllau im,” shkruan nën fanellën e yllit të Lyonit.

    Ndryshe, lëndim të njëjtë si të Van Dijk kishte pësuar në të kaluarën edhe vet Depay. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!