Trepça’89 shkaktoi njëren prej befasive më të mëdha këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, 89-shi ka disavantazhi prej 0:3, arriti ta mposhtë Ballkanin me rezultat dramatik, 4:3.
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka dhënë vetëm fjalë të mira për skuadrën e trajnerit Shpëtim Idrizit, derisa tregon se përse i ndodhi ajo Ballkanit.
“Mund të themi se është një vetëkënaqësi e tepruar dhe një nënçmim i tepruar te Ballkani, skuadra mysafire i largoi futbollistët më të mirë në pjesën e dytë për t’i ruajtur për derbin me FC Prishtinën”, deklaroi Morina në “RTK”.
“Mund të them se Trepça’89 gjithmonë luan futboll të bukur si dhe e ka shkollën e futbollit”, tregoi ai.
“Përveç Bismarkut, te 89-shi më pëlqeu edhe reprezentuesi i Palestinës, si dhe Muharrem Jashari, dy vëllazërit Muja, dhe disa të tjerët. Kjo tregon se skuadra ka pasur durim ta presë skuadrën dhe trajnerin Shpëtim Idrizi”, shtoi ish-trajneri i Gjilanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.