Ministri i sportit në Itali ka thënë se kanë filluar hetimet ndaj Cristiano Ronaldos për thyerje të protokollit të caktuar për coronavirus.
Vincenzo Spadafora ka protestuar kundër yllit të Juventusi dhe ka fluturuar për në Itali derisa ishte i infektuar me COVID-19, para dy javësh kur ishte duke luajtur me kombëtaren e Portugalisë.
Por, tani Spadafora ka shkuar një hap më tutje, duke thënë se 35-vjeçari është treguar arrogant dhe ka bërë me dije në Rai 3 se kanë filluar hetimet nga policia italiane në lidhje me rastin.
Politikani më tej shtoi se portugezit nuk i ishte dhënë leja nga autoritetet e shëndetësisë që të fluturonte për në Itali.
Në lidhje më këto deklaratë, menjëherë ka reaguar Ronaldo, që i bëri me dije Spadaforas se ai kishte fluturuar me aeroplan të shëndetit dhe kishte përkujdesjen maksimale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.