Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi deklaroi në një intervistë në mediat italiane se grupet e krimit të organizuar në kryeqytet kishin planifikuar vrasjen e saj dhe të familjes pasi ajo po i luftonte në zonat ku ato operonin.
Raggi u zgjodh kryebashkiakja e parë femër e Qytetit të Përjetshëm në vitin 2016, si pjesë e lëvizjes anti-establishment 5 Yjet. Tashmë ajo do të rikandidojë për një mandat tjetër.
Gjatë intervistës kryebashkiakja tregon se familja e njohur mafioze Casamonica e kishte vendosur në shënjestër pasi ajo shembi disa nga ndërtimet e tyre pa leje në vitin 2018 dhe për këtë arsye tashmë lëviz me eskortë policie.
“Kam marrë informacione se ata po organizonin sulme kundër meje dhe familjes sime”, tha Raggi pa dhënë detaje të mëtejshme.
Gjithashtu Raggi tregon dhe për operacionet ndaj familjeve të tjera mafioze që operojnë në rrethinat e kryeqytetit italian si Spada dhe Marando.
“Ka disa vende në Romë, ku njerëzit vijnë të më ankohen për problemet që kanë me familjet mafioze dhe më pas largohen me shpejtësi pasi kanë frikë se ndonjë anëtar i klanit i shohin me mua”, shprehet Raggi në Canale 5.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.