Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca,ka thënë se partia e tij nuk do e pranojë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president.
Ai ka thënë se edhe Albin Kurti do të refuzonte të ishte president.
“VV mendon se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë për të zgjedhur një qeveri të re. Ne kemi nevojë për një parlament të ri sepse ky parlament ka zgjedhur qeverinë Kurti. Për shkak të makinacioneve të Hashim Thaçit, kjo është një qeveri jolegjitime”, ka thënë Konjufca në Syri TV.
“Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani,” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.