Imami i xhamisë në Lagjen e Spitalit, hoxhë Labinot Maliqi, sot ka pritur kryetarin e Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosovo”, Ruzhdi Shkodrën.
Maliqi përmes një postimi në FB ka thënë se me Shkodrën, kanë folur rreth hapësirave për bashkëpunim, derisa thotë se si komuniteti ma i madh në vend e kanë obligim të kujdesen për të krishterët, hebrenjtë e ortodoksët.
Ky është njoftimi i imamit Maliqi:
Sot kam mirëpritur kryetarin e Bashkësisë Hebreje ”Bet Israel Kosovo” z. Ruzhdi Shkodra, të cilin e njoftova rreth aktiviteteve të xhamisë sonë, diskutuam rreth hapësirave për bashkëpunim në të ardhmen dhe për një gamë të gjërë çështjesh të rëndësishme.
Ne si komuniteti më i madh në vend, e kemi obligim nga Allahu të kujdesemi për të krishterët, hebrenjët, ortodoksët dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Ata janë amaneti ynë prej Zotit.
Neve si popull na karakterizon bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërfetar, dhe këtë vlerë duhet të vazhdojmë ta kultivojmë së bashku në mënyrë që t’ua lëmë trashëgimi pasardhësve tanë.
Zoti na bëftë të dobishëm për gjithë shoqërinë, pavarësisht dallimeve të cilat e shoqërojnë jetën njerëzore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.