Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka përgënjeshtruar raportimet e mediave tjera se kryeparlamentari ka shkuar për intervistim në Hagë, transmeton Periskopi.
Latifi e quan rrenë speciale.
‘’Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE.’’
Ndërsa, Xhavit Haliti tha se Veseli ka udhëtuar diku jashtë vendit por nuk është në dijeni se ku.
“Mua më ka thënë që do të shkojë në një konferencë e jo për t’u intervistuar”, tha Haliti.
Haliti nuk dha detaje se në cilin shtet do të shkojë Veseli në konferencë e as në çfarë lloji të konferencë.
Ndërsa i kontaktuar Blerand Stavileci nga PDK, tha se ai lajm që ka dal është “rrenë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.