Kryetari AAK-së dhe njëherit edhe kryeministëri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kanë bërë investime në fusha të ndryshme në kryeqytet dhe premtoi edhe investime të mëdha edhe në Prishtinën e re.
“Kosova kur erdha unë nuk kishte sovranitet që e kemi vulos me 17 shkurt 2008, por pa asnjë vlerë e kanë dorëzuar për dialogun”, tha Haradinaj.
Ai tha se ka arritur ta rikthej sovranitetin, ku tash e kemi edhe ushtrinë.
“Thonin është punë e kryer ndarja, por kjo nuk do të ndodhë nuk do të ndahet Kosova e nuk do të ketë ndryshime të kufijve. Taksa ka ndalë ndarjen. Taksa ka lulëzuar e zhvilluar ekonominë, punësimin e mirëqenien spciale. Taksën e kemi qëndrim dhe ka rritje ekonomike, ka shtuar Haradinaj.
Haradinaj ka treguar se Gjermania ka marrë vendim që në qershor të futë në agjendë, liberalizimin dhe Rumania si kryesuese e presidencës së BE-së.
Gjatë vitit të parë të qeverisjes një vjeçare kam pasur shumë telashe të mëdha, por qytetarët e vendit tim më kanë inkirajuar për efikasitet, ka theksuar nder të tjera Haradinaj.
Kurse kryetari i AAK-së për Prishtinë, Brahim Mehmetaj, tha se ky është aderimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në një subjekt politik, ku kanë aderuar 823 qytetarë prishtinas.