Tyson Fury pritet ta zhvillojë një meç më 5 dhjetor në Britani të Madhe, ndërsa në listën e kandidatëve potencialë ndodhen boksierë mjaft interesantë.
Nigeriani Efe Ajagba mban rekordin për fitoren më të shpejtë në histori të boksit, pasi në gusht të vitit 2018 doli fitues që në sekondën e parë, duke qenë se amerikani Curtis Harper doli nga ringu porsa filloi meçi në shenjë proteste ndaj organizatorëve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ajo sfide është vetëm një ndodhi në karrierën e Ajagbas, i cili numëron 11 nokaute në 14 duele.
Gjermani me origjinë kurde, Agit Kabayel, është njëri nga favoritët për ta sfiduar kampionin botëror në kategorinë e peshave të rënda në WBC. 28-vjeçari e ka mposhtur Derek Chisoran në të kaluarën.
Kanadezi Simon Kean (16 nokaute në 15 fitore dhe vetëm një humbje) dhe australiani Demsey McKean (16 fitore, 12 me nokaut).
Lista vazhdon me Michael Hunter e Carlos Takam, të cilët mund ta sfidojnë ‘Gipsy Kingun’ në dhjetor të këtij viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.