Visar Ymeri ka reaguar me anë të një postimi të bërë në Twitter pasi Albin Kurti sot u konfirmua pozitiv me COVID-19
Lideri i VV-së rezultoi pozitiv sot me COVID-19 dhe tani do të jetë në vetizolim për të paktën dy javë, shkruan Reporteri.net
E për infektimin e tij me Koronavirus ka reaguar edhe Visar Ymeri.
Ymeri ka thënë se infektimi i Kurtit me Covid-19 është një lajm i trishtë dhe i ka uruar atij shërim të shpejt.
Ky është postimi i tij i plotë:
Infektimi i z. Albin Kurti me virusin Covid-19, sikur i secilit qytetar tjetër është lajm i trishtë. Albinit i uroj shërim të shpejtë e pa pasoja.
Numri i rasteve të reja po rritet edhe në ?? sikur në ??. Duhet të rritet edhe kujdesi! Mbani distancë. Mbani higjienë. Mbani maskë. /Reporteri.net/
Infektimi i z. Albin Kurti me virusin Covid-19, sikur i secilit qytetar tjetër është lajm i trishtë. Albinit i uroj shërim të shpejtë e pa pasoja.
Numri i rasteve të reja po rritet edhe në ?? sikur në ??. Duhet të rritet edhe kujdesi! Mbani distancë. Mbani higjienë. Mbani maskë.— Visar Ymeri (@VisarYmeri) October 28, 2020