Ismet Munishi mund të marrë frymë më lirshëm.
Kryetrajneri i FC Ballkanit i është gëzuar një fitore spektakolare ndaj FC Prishtinës, pasi që përmbysi rezultatin me djelmoshat e tij në minutat shtesë të ndeshjes.
Me këtë fitore mbeti i kënaqur edhe trajneri i “portokallinjëve”, derisa foli edhe për duelin e kaluar ndaj Trepçs ’89, me ç’rast skuadra e tij kishte pësuar po me përmbysje, shkruan Gazetasheshi.com
“Kundërshtari kishte ardhur të mbrohej dhe kjo u pa nga minuta e parë. Na dënoi përmes kundërzbritjeve, ndërkohë që ne u rikthyem pas një angazhimi dhe dëshire të madhe që patëm për fitore. Ballkani po tregon që është një skuadër spektakolare, madje edhe atëherë kur humbet. Shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje tifozëve suharekas për disfatën e kaluar ndaj Trepçës ’89 dhe njëherit ta uroj këtë skuadër, pasi që nuk e kam patur mundësinë më herët për ta bërë një gjë të tillë”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.
Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës tani me 22 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.