×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarit të një kafiterie në Prishtinë i humb kuleta, në të kishte pagat e punëtorëve

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 14:22

    Një person ka njoftuar se mikut të tij, pronarit të një lokalit, i ka humbur kuleta, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 00:30.


    Sipas tij, kuleta mund t’i ketë rënë në trotuarin afër “Tregut Ditor” dhe rrugës afër “Gjithçka 1 euro – Hira”.

    Ai thotë se pronari lutet që ai i cili e ka gjetur, t’ia kthejë të paktën 80 për qind të parave që janë aty, pasi që, sipas tij, ato para janë planifikuar për paga të punëtorëve për këtë muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!