×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK dhe KFOR-i amerikan gjejnë një bombë 100 kg të Luftës së Dytë Botërore

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 14:57

    Me rastin e përfundimit të shërbimit të Taskforcës së EOD-së të KFOR-it Amerikan në Kosovë, kompania e deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD-se Amerikane kanë organizuar demolimin e mjeteve të pashpërthyera në poligonin e Harilaqit.


    Mjetet e shkatërruara janë mjete të gjetura në operacione të deminimit në Kosovë ku ndër to ishte edhe bomba 100 kilogramësh e Luftës së dytë Botërore.

    Ne këtë organizim kane marre pjese Shefi i shtabit të GK, N.Kolonel Nevzat Asllani, KOMRMC N.KOL Shpend Zogaj dhe mysafir nga Shtabi i KFOR-it në kampin Film City.

    Me këtë kastë janë ndarë mirënjohje për shërbimin në Taskforcën EOD në Kosovë.

    N.kolonel Nevzat Asllani në emër të Komandantit të Gardës , Gjeneral Brigade Xhevahir Geci i ka falënderuar për punën e tyre në Kosovë dhe u ka uruar suksese të mëtutjeshme.

    Pas përfundimit të demolimeve Komandanti i Kompanisë se Deminimit, Major Gezim Sada i ka dhuruar udhëheqësit të TASKFORCE EOD Toger Michael Villahermosa dekoratën e Kompanisë së Deminimit.

    Toger Villahermosa , Majorit Gëzim Sada dhe zëvendës Komandantit të Kompanisë së Deminimit, Kapiten Beslir Hoxhaj, ju ka dhuruar hartën e Kosovës që përmban fragmente nga mjetet e shkatërruara në operacionet e përbashkëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!