Zinedine Zidane e dëshiron transferimin e Paulo Dybalas te Real Madridi
Tekniku francez për ta mundësuar një transferim të tillë është i gatshëm që të heq dorë nga dy yjet e skuadrës, Isco dhe Vinicius, shkruan Reporteri.net
Një gjë të tillë e ka raportuar gazeta spanjolle ‘AS’ e cila ka thënë se Zizou mund t’ia jap Juves lojtarët si Isco dhe Vinicius.
Dybala është në negociata me Juventusin për vazhdimin e kontratës dhe nëse palët nuk do të arrijnë gjuhën e përbashkët, atëherë Reali më pas do të inkuadrohet në lojë për transferimin e argjentinasit./Reporteri.net/