Nëse shohim shënimet sipas regjistrimit në klasën e parë, shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” prin me rritjen e numrit të nxënësve të cilët ulen për herë të parë në bankat shkollore. Kjo pasi që në vitin akademik 2018/19 në shkollën fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” janë regjistruar 165 nxënës, derisa sipas regjistrave të fëmijëve në programin parashkollorë, për vitin akademik 2019/20 priten të regjistrohen 177 nxënës.
Procesi i regjistrimit i nxënësve për klasën e parë ka filluar dy javë më herët, deri në afatin e fundit mbetet të shihet se a do të regjistrohen të gjithë fëmijët nëpër shkollat shqipe në Preshevë, apo disa pre tyre do të vazhdojnë në ndonjë vend tjetër për shkak të migrimit. /PreshevaPRESS