×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina e para, Gjakova e dyta me më së shumti raste me coronavirus

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 15:31

    Sot në Kosovë u shënuan 284 raste të reja me Covid19 dhe 72 të shëruar, ndërsa një person humbi jetën si pasojë e infeksionit.


    Sipas njoftimit të IKSHPK-së, komuna e Prishtinës po mban primatin me 117 raste të reja të pasur nga Gjakova me 28 raste dhe Ferizaji me 19 raste.

    “Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

    IKSHPK njofton edhe për 72 të shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht janë 2 mijë e 869 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 367. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!